Kthjellët si kristal: ISP Broadcast thyen akullin, sjell vizionin 8K në kanalet tuaja

Kompania lider ISP Broadcasting tashmë po bëhet pionier në tregun kosovar për standartet e reja me cilësinë UHD 8K në tregu e televizionit.

Duke qenë se kompania ndër vite ka dëshmuar cilësine e pakrahasueshme në sistemet e transmetimit, tanimë sjell edhe një hap të ri duke rritur kualitetin e pamjeve që do t’i keni në kanalet tuaja.

Në këtë pikë do të përfshihet një nivel tjetër vizuel i filmave, dokumentarëve, ngjarjeve sportive e përplot kanaleve të tjera që do t’i posedoni në transmetim.

Qëndrim Kryeziu, pronar i kompanisë tha se është i bindur që kjo teknologji do t’i lë konsumatorët të kënaqur dhe do të ofrojë eksperienca të papërsëritshme për audiencën në Kosovë.

Kujtojmë se sot u bë e ditur gjithashtu nga kompania se nga java tjetër do të fillojë instalimi i rrjetit 7G në Prishtinë.